Zbulesa 12
1 Dhe një shenjë e madhe u duk në qiell: një grua e mbështjellë me diellin, dhe hëna ishte poshtë këmbëve të saj, dhe mbi kokën e saj një kurorë prej dymbëdhjetë yjesh;
2 dhe ngaqë kishte në bark një fëmijë, thërriste duke qenë në shtërzime dhe në mundime për të lindur.
3 Dhe u duk një tjetër shenjë në qiell: dhe ja, një dragua i madh, i kuq flakë, që kishte shtatë koka dhe dhjetë brirë, dhe mbi kokat e tij shtatë diadema.
4 Dhe bishti i tij tërhoqi një të tretën e yjeve të qiellit dhe i hodhi në tokë. Dhe dragoi qëndroi përpara gruas që ishte gati për të lindur, me qëllim që kur ajo të lindte, ai ta përpinte fëmijën e saj.
5 Dhe ajo lindi një djalë, një mashkull, i cili duhet të baritojë të gjitha kombet me shkop të hekurt; dhe fëmija i saj u rrëmbye pranë Perëndisë dhe pranë fronit të tij.
6 Dhe gruaja iku në shkretëtirë, ku atje kishte një vend që ishte përgatitur nga Perëndia, me qëllim që atje ta ushqenin për një mijë e dyqind e gjashtëdhjetë ditë.
7 Dhe u bë luftë në qiell: Mikaeli dhe engjëjt e tij që luftonin me dragoin. Luftoi edhe dragoi dhe engjëjt e tij,
8 mirëpo nuk mundi të fitonte dhe as nuk u gjet më vend për të në qiell.
9 Dhe u hodh poshtë dragoi, gjarpri i madh dhe i lashtë, ai që quhet Djall dhe Satan, ai që mashtron tërë njerëzinë. Ai u hodh në tokë dhe engjëjt e tij u hodhën bashkë me të.
10 Dhe dëgjova një zë të lartë në qiell, duke thënë: "Tani arriti shpëtimi dhe fuqia, dhe Mbretëria e Perëndisë tonë, dhe pushteti i Krishtit të tij, sepse u hodh poshtë paditësi i vëllezërve tanë, ai që i padit ata përpara Perëndisë tonë ditë e natë.
11 Dhe ata e mundën atë për shkak të gjakut të Qengjit dhe për shkak të fjalës së dëshmisë së tyre; dhe nuk e deshën jetën e tyre deri në vdekje.
12 Për këtë arsye festoni, o qiej, dhe ju që banoni në ta! Mjerë në tokë dhe në det, sepse zbriti djalli te ju, duke pasur mllef të madh, ngaqë e di se ka pak kohë".
13 Dhe kur dragoi pa se u hodh në tokë, e përndoqi gruan e cila kishte lindur mashkullin.
14 Mirëpo gruas iu dhanë dy krahë të shqiponjës së madhe, që të fluturonte për në shkretëtirë, për në vendin e saj, në mënyrë që atje të ushqehet për një kohë dhe kohëra, dhe një gjysmë kohe, larg nga fytyra e gjarprit.
15 Dhe gjarpri lëshoi mbrapa gruas prej gojës së tij ujë si një lumë, që atë ta merrte lumi.
16 Mirëpo toka e ndihmoi gruan, dhe toka hapi gojën e saj dhe e përpiu lumin që dragoi kishte lëshuar prej gojës së tij.
17 Dhe dragoi u zemërua ndaj gruas, dhe shkoi për të bërë luftë me të tjerët e farës së saj, me ata që mbajnë urdhërimet e Perëndisë dhe që kanë dëshminë e Jezu
Të gjithë librat
