BiblaPRO për AI
Burimet biblike të BiblaPRO, në bisedën me asistentin tënd.
Lexo pasazhe, krahaso variante dhe studio tekstin origjinal me përkthimin interlinear, shënimet publike dhe komentarin.
Si ta lidhëshÇfarë mund të lexojë asistenti?
- Teksti standartPërkthimi shqip, me titujt dhe etiketat anësore të ndara nga teksti.
- Origjinali dhe interlineariStudio fjalët origjinale përkrah përkthimit të tyre shqip.
- Shënime dhe komentariLexo shpjegimet publike dhe komentarin e miratuar për pasazhin.
- Librat dhe variantetEksploro kapitujt publikë dhe krahaso variantet e disponueshme.
Shënimet personale, shënimet e grupeve dhe materialet e papublikuara nuk janë të aksesueshme. Lidhja nuk mund të ndryshojë përmbajtjen e BiblaPRO.
Gati në tri hapa
- Hap integrimetHap cilësimet e integrimeve në një aplikacion që mbështet serverë MCP përmes Streamable HTTP.
- Shto BiblaPROShto një lidhje me adresën
https://biblapro.com/mcp, pa autentikim. - Fillo bisedënAktivizo lidhjen sipas udhëzimeve të aplikacionit dhe kërko një pasazh nga BiblaPRO.
Leximi i kësaj faqeje nga një AI nuk e instalon ose aktivizon lidhjen automatikisht. Disponueshmëria e lidhjeve MCP varet nga aplikacioni që përdor.
Një pyetje për të filluar
- Lexo një pasazh“Më sill Gjoni 1:1 në standart, origjinal dhe interlinear nga BiblaPRO.”
- Krahaso variantet“Krahaso Mateu 6:9–13 në variantet publike të BiblaPRO dhe shpjego ndryshimet që shfaqen në burim.”
- Thello studimin“Përgatit një studim të shkurtër mbi Gjoni 1:1–5 me shënimet publike dhe komentarin. Dallo burimin nga interpretimi yt.”
Asistenti duhet të kontrollojë disponueshmërinë e pasazheve dhe të përfshijë variantin dhe linkun e burimit. Analiza e gjeneruar nga AI duhet dalluar nga teksti biblik dhe komentari.
Për zhvilluesit
| Tool | Përdorimi |
|---|---|
list_books | Librat, variantet dhe kapitujt publikë. |
get_passage | Një kapitull ose interval vargjesh me shtresat e zgjedhura të tekstit. |
get_annotations | Shënimet publike dhe komentari, me pagination. |
search_passages | Kërkim shprehjesh në tekstin publik, me cursor për vazhdimin. |
Versionet e mbështetura të protokollit: 2025-06-18 dhe 2025-03-26.
Endpoint-i përdor kërkesa POST; përgjigjja 405 kur hapet drejtpërdrejt në browser është normale.
Kërkimi përpunon deri në pesë kapituj publikë për kërkesë. Një faqe bosh nuk do të
thotë se kërkimi mbaroi: vazhdo me next_cursor derisa të jetë null.

