Zanafilla 5
1 Ky është libri i breznive të Adamit. Në ditën kur Perëndia krijoi njeriun, në ngjasimin e Perëndisë e bëri atë.
2 Mashkull dhe femër i krijoi. Dhe i bekoi ata, dhe ua vuri emrin "njeri", në ditën kur u krijuan.
3 Dhe Adami jetoi njëqind e tridhjetë vjet, dhe i lindi një djalë në ngjasim të tij, sipas shëmbëllimit të tij, dhe ia vuri emrin Set.
4 Dhe ditët e Adamit, mbasi i lindi Seti, ishin tetëqind vjet dhe i lindën bij dhe bija.
5 Kështu, të gjitha ditët e Adamit, që ai jetoi, ishin nëntëqind e tridhjetë vjet; pastaj vdiq.
6 Dhe Seti jetoi njëqind e pesë vjet, dhe i lindi Enoshi.
7 Dhe Seti, mbasi i lindi Enoshi, jetoi tetëqind e shtatë vjet dhe i lindën bij dhe bija.
8 Kështu, të gjitha ditët e Setit ishin nëntëqind e dymbëdhjetë vjet; pastaj vdiq.
9 Dhe Enoshi jetoi nëntëdhjetë vjet, dhe i lindi Kenani.
10 Dhe Enoshi, mbasi i lindi Kenani, jetoi tetëqind e pesëmbëdhjetë vjet dhe i lindën bij dhe bija.
11 Kështu, të gjitha ditët e Enoshit ishin nëntëqind e pesë vjet; pastaj vdiq.
12 Dhe Kenani jetoi shtatëdhjetë vjet, dhe i lindi Mahalaleli.
13 Dhe Kenani, mbasi i lindi Mahalaleli, jetoi tetëqind e dyzet vjet dhe i lindën bij dhe bija.
14 Kështu, të gjitha ditët e Kenanit ishin nëntëqind e dhjetë vjet; pastaj vdiq.
15 Dhe Mahalaleli jetoi gjashtëdhjetë e pesë vjet, dhe i lindi Jaredi.
16 Dhe Mahalaleli, mbasi i lindi Jaredi, jetoi tetëqind e tridhjetë vjet dhe i lindën bij dhe bija.
17 Kështu, të gjitha ditët e Mahalalelit ishin tetëqind e nëntëdhjetë e pesë vjet; pastaj vdiq.
18 Dhe Jaredi jetoi njëqind e gjashtëdhjetë e dy vjet, dhe i lindi Enoku.
19 Dhe Jaredi, mbasi i lindi Enoku, jetoi tetëqind vjet dhe i lindën bij dhe bija.
20 Kështu, të gjitha ditët e Jaredit ishin nëntëqind e gjashtëdhjetë e dy vjet; pastaj vdiq.
21 Dhe Enoku jetoi gjashtëdhjetë e pesë vjet, dhe i lindi Metushelahu.
22 Dhe Enoku, mbasi i lindi Metushelahu, eci me Perëndinë për treqind vjet dhe i lindën bij dhe bija.
23 Kështu, të gjitha ditët e Enokut ishin treqind e gjashtëdhjetë e pesë vjet.
24 Dhe Enoku eci me Perëndinë, dhe ai nuk qe më, sepse atë e mori Perëndia.
25 Dhe Metushelahu jetoi njëqind e tetëdhjetë e shtatë vjet, dhe i lindi Lameku.
26 Dhe Metushelahu, mbasi i lindi Lameku, jetoi shtatëqind e tetëdhjetë e dy vjet dhe i lindën bij dhe bija.
27 Kështu, të gjitha ditët e Metushelahut ishin nëntëqind e gjashtëdhjetë e nëntë vjet; pastaj vdiq.
28 Dhe Lameku jetoi njëqind e tetëdhjetë e dy vjet, dhe i lindi një bir.
29 Dhe ia vuri emrin Noe, duke thënë: "Ky do të na ngushëllojë lidhur me punën tonë dhe me mundimin e duarve tona për shkak të dheut që Jahveh-u e ka mallkuar".
30 Dhe Lameku, mbasi i lindi Noeu, jetoi pesëqind e nëntëdhjetë e pesë vjet dhe i lindën bij dhe bija.
31 Kështu, të gjitha ditët e Lamekut ishin shtatëqind e shtatëdhjetë e shtatë vjet; pastaj vdiq.
32 Dhe Noeu mbushi pesëqind vjet; dhe Noeut i lindi Semi, Kami dhe Jafeti.
Të gjithë librat
