Zanafilla 46
1 Atëherë Izraeli nisi udhëtimin bashkë me gjithçka që i përkiste dhe erdhi në Beer Shebë, dhe i bëri flijime Perëndisë të atit të tij, Isakut.
2 Dhe Perëndia i foli Izraelit në vegime të natës dhe tha: "Jakob, Jakob!". Dhe ai tha: "Ja ku jam!".
3 Dhe ai tha: "Unë jam Perëndia, Perëndia i atit tënd. Mos ki frikë të zbresësh në Egjipt, sepse unë do të të bëj atje një komb të madh.
4 Unë vetë do të zbres me ty në Egjipt dhe unë vetë, gjithashtu, do të të kthej patjetër këtu, dhe Jozefi do të t'i mbyllë sytë me dorën e tij".
5 Atëherë Jakobi u çua nga Beer Sheba. Dhe bijtë e Izraelit e morën Jakobin, atin e tyre, dhe të vegjlit e tyre dhe gratë e tyre, në qerret që faraoni kishte dërguar për ta marrë.
6 Morën edhe bagëtinë e tyre dhe kamjen e tyre që kishin grumbulluar në tokën e Kanaanit dhe erdhën në Egjipt, Jakobi dhe gjithë pasardhja e tij bashkë me të:
7 bijtë e tij dhe bijtë e bijve të tij bashkë me të, bijat e tij dhe bijat e bijve të tij. Kështu, gjithë pasardhjen e tij ai e solli me vete në Egjipt.
8 Tani, këta janë emrat e bijve të Izraelit, që erdhën në Egjipt, Jakobi dhe bijtë e tij: Rubeni, i parëlinduri i Jakobit,
9 dhe bijtë e Rubenit: Enoku dhe Palui, dhe Hecroni, dhe Karmi.
10 Dhe bijtë e Simeonit: Jemueli dhe Jamini, dhe Ohadi, dhe Jakini, dhe Cohari dhe Sauli (biri i një kanaaniteje).
11 Dhe bijtë e Levit: Gershoni, Kehati dhe Merari.
12 Dhe bijtë e Judës: Eri dhe Onani, dhe Shelahu, dhe Pereci dhe Zerahu (por Eri dhe Onani vdiqën në tokën e Kanaanit). Dhe bijtë e Perecit ishin Hecroni dhe Hamuli.
13 Dhe bijtë e Isakarit: Tolai dhe Puvvahu, dhe Jobi, dhe Shimroni.
14 Dhe bijtë e Zabulonit: Seredi dhe Eloni, dhe Jahleeli.
15 Këta qenë bijtë e Leas, që ajo ia lindi Jakobit në Padan Aram, si dhe Dinën, bijën e tij. Të gjithë bijtë e tij dhe bijat e tij ishin tridhjetë e tre veta.
16 Dhe bijtë e Gadit: Cifioni dhe Hagiu, Shuni dhe Ecboni, Eri dhe Arodi, dhe Areli.
17 Dhe bijtë e Asherit: Jimnahu dhe Jishvahu, dhe Jishviu, dhe Beriahu; si dhe Seraha, motra e tyre. Dhe bijtë e Beriahut: Heberi dhe Malkieli.
18 Këta qenë bijtë e Zilpës, të cilën Labani ia dha Leas, bijës së tij; dhe ajo ia lindi këta Jakobit; gjashtëmbëdhjetë veta.
19 Bijtë e Rakelës, gruas së Jakobit: Jozefi dhe Beniamini.
20 Dhe Jozefit i lindën, në tokën e Egjiptit, Manaseu dhe Efraimi, të cilët ia lindi Asenata, bija e Poti-Ferait, priftit të Onit.
21 Dhe bijtë e Beniaminit: Belai dhe Bekeri, dhe Ashbeli, Gerai dhe Naamani, Ehiu dhe Roshi, Mupimi dhe Hupimi, dhe Ardi.
22 Këta qenë bijtë e Rakelës, që i lindën Jakobit; gjithsej katërmbëdhjetë veta.
23 Dhe bijtë e Danit: Hushimi.
24 Dhe bijtë e Neftalit: Jahceeli dhe Guni, dhe Jeceri, dhe Shilemi.
25 Këta qenë bijtë e Bilhës, të cilën Labani ia dha Rakelës, bijës së tij; dhe ajo ia lindi këta Jakobit; gjithsej shtatë veta.
26 Të gjithë shpirtrat që i përkisnin Jakobit, që erdhën në Egjipt, të cilët dolën nga fundbarku i tij (pa përfshirë gratë e bijve të Jakobit), ishin gjithsej gjashtëdhjetë e gjashtë veta.
27 Dhe bijtë e Jozefit, që i lindën në Egjipt, ishin dy veta. Të gjithë shpirtrat e shtëpisë së Jakobit që erdhën në Egjipt ishin shtatëdhjetë.
28 Tani, Jakobi dërgoi Judën përpara tij te Jozefi, që t'i tregonte rrugën përpara tij për në Goshen. Kështu ata erdhën në tokën e Goshenit.
29 Atëherë Jozefi mbrehu karrocën e tij dhe u ngjit për të takuar Izraelin, atin e tij, në Goshen. Dhe Jozefi iu paraqit atij dhe iu hodh në qafë dhe qau gjatë në qafën e tij.
30 Atëherë Izraeli i tha Jozefit: "Tani le të vdes, pasi pashë fytyrën tënde, se ti je ende gjallë".
31 Dhe Jozefi u tha vëllezërve të tij dhe shtëpisë së atit të tij: "Do të ngjitem dhe do t'i tregoj Faraonit, dhe do t'i them atij: 'Vëllezërit e mi dhe shtëpia e atit tim, që ishin në tokën e Kanaanit, kanë ardhur tek unë;
32 dhe burrat janë barinj dhensh, sepse kanë qenë blegtorë dhe kanë sjellë të imëtat e tyre dhe të trashat e tyre, si dhe gjithçka që kanë'.
33 Dhe do të ndodhë që, kur t'ju thërrasë faraoni dhe të thotë: 'Me çfarë pune merreni?',
34 ju do të thoni: 'Skllevërit e tu kanë qenë blegtorë që nga rinia jonë e deri tani; qoftë ne e qoftë etërit tanë', në mënyrë që të banoni në tokën e Goshenit, sepse çdo bari dhensh është neveri për egjiptasit".
Të gjithë librat
