Zanafilla 12
1 Dhe Jahveh-u i tha Abramit: "Largohu prej tokës sate dhe prej farefisit tënd, dhe prej shtëpisë së atit tënd, dhe shko drejt tokës që do të të dëftoj.
2 Dhe unë do të të bëj një komb të madh dhe do të të bekoj, dhe do ta bëj të madh emrin tënd, që ti të jesh bekim.
3 Dhe do t'i bekoj ata që të bekojnë, por atë që të nëm, do ta mallkoj; dhe në ty do të bekohen të gjitha familjet e dheut".
4 Atëherë Abrami u nis ashtu siç i foli atij Jahveh-u; dhe shkoi bashkë me të edhe Loti. Tani, Abrami ishte shtatëdhjetë e pesë vjeç kur doli nga Harani.
5 Dhe Abrami mori Sarajën, gruan e tij, dhe Lotin, të birin e vëllait të tij, dhe gjithë kamjen e tyre, që kishin grumbulluar, si dhe njerëzit që kishin blerë në Haran, dhe dolën për të shkuar drejt tokës së Kanaanit. Dhe ata hynë në tokën e Kanaanit.
6 Dhe Abrami kaloi nëpër atë tokë deri në vendin e Shekemit, deri te lisi i Morehut. (Tani, kanaanitët ndodheshin atëherë në atë tokë.)
7 Dhe Jahveh-u iu shfaq Abramit, dhe i tha: "Pasardhjes sate do t'ia jap këtë tokë". Dhe Abrami ndërtoi atje një altar për Jahveh-un që i ishte shfaqur atij.
8 Atëherë Abrami lëvizi prej atje drejt malit në lindje të Bet-Elit, dhe ngriti çadrën e tij duke pasur Bet-Elin në perëndim dhe Ain në lindje. Edhe aty ai ndërtoi një altar për Jahveh-un dhe thirri emrin e Jahveh-ut.
9 Dhe Abrami udhëtoi, duke vijuar udhëtimit drejt Negevit.
10 Atëherë pati një zi buke në atë vend dhe Abrami zbriti në Egjipt për të banuar përkohësisht atje, sepse zia e bukës në atë vend ishte e rëndë.
11 Dhe ndodhi që, si po afrohej për të hyrë në Egjipt, Abrami i tha Sarajës, gruas së tij: "Shiko tani, unë e di që ti je një grua e bukur nga pamja
12 dhe do të ndodhë që, kur egjiptasit do të të shohin, do të thonë: 'Kjo është gruaja e tij'; dhe mua do të më vrasin, kurse ty do të të lënë gjallë.
13 Thuaj, të lutem, që ti je motra ime, me qëllim që të më shkojë mirë për hir tëndin dhe unë të jetoj për shkakun tënd".
14 Dhe ndodhi që, kur Abrami hyri në Egjipt, egjiptasit e panë gruan që ajo ishte tepër e bukur.
15 Dhe e panë atë oborrtarët e faraonit, dhe e lavdëruan atë para faraonit; dhe gruaja u mor në shtëpinë e Faraonit.
16 Dhe faraoni i bëri mirë Abramit për hir të saj dhe ai pati të imëta dhe të trasha, dhe gomarë, dhe skllevër e skllave, dhe gomarica, dhe deve.
17 Por Jahveh-u e goditi me plagë të rënda faraonin dhe shtëpinë e tij për çështjen e Sarajës, gruas së Abramit.
18 Atëherë faraoni thirri Abramin dhe i tha: "Çfarë është kjo që më bëre? Përse nuk më tregove që ajo është gruaja jote?
19 Përse the: 'Ajo është motra ime' dhe unë e mora atë për veten time si grua? Dhe tani, ja ku është gruaja jote, merre dhe shko!".
20 Dhe faraoni urdhëroi njerëzit e tij në lidhje me të, dhe ata e nisën atë dhe gruan e tij, dhe gjithçka që i përkiste.
Të gjithë librat
