Zanafilla 10
1 Tani, këto janë breznitë e bijve të Noeut: Semit, Kamit dhe Jafetit. Dhe atyre u lindën bij mbas përmbytjes.
2 Bijtë e Jafetit ishin Gomeri dhe Magogu, dhe Madai, dhe Javani, dhe Tubali, dhe Mesheku dhe Tirasi.
3 Dhe bijtë e Gomerit ishin Ashkenazi dhe Rifati, dhe Togarmahu.
4 Dhe bijtë e Javanit ishin Elishahu dhe Tarshishi, Kitimi dhe Dodanimi.
5 Prej këtyre u shpërndanë popujt e bregdeteve të kombeve në tokat e tyre, secili sipas gjuhës së tij, sipas familjeve të tyre, në kombet e tyre.
6 Dhe bijtë e Kamit ishin Kushi dhe Micraimi, dhe Puti, dhe Kanaani.
7 Dhe bijtë e Kushit ishin Sebai dhe Havilahu, dhe Sabtahu, dhe Raamahu dhe Sabtekai. Dhe bijtë e Raamahut ishin Shebai dhe Dedani.
8 Tani, Kushit i lindi Nimrodi. Ky filloi të ishte i fuqishëm mbi tokë.
9 Ai qe gjahtar i fuqishëm përpara Jahveh-ut (prandaj thuhet: "Si Nimrodi, gjahtar i fuqishëm përpara Jahveh-ut")
10 dhe fillimi i mbretërisë së tij ishte Babeli dhe Ereku, dhe Akadi, dhe Kalnehu në tokën e Shinarit.
11 Nga ajo tokë ai doli për në Ashur dhe ndërtoi Ninivenë dhe Rehobot-Irin, dhe Kalahun;
12 si dhe Resenin, midis Ninivesë dhe Kalahut; ky është qyteti i madh.
13 Dhe Micraimit i lindën ludimët dhe anamimët, dhe lehabimët, dhe naftuhimët,
14 dhe patrusimët, dhe kasluhimët (nga të cilët dolën filistinët), dhe kaftorimët.
15 Dhe Kanaanit i lindi Sidoni, i parëlinduri i tij, dhe Heti,
16 dhe jebusitët, dhe amoritët, dhe girgashitët,
17 dhe hivitët, dhe arkitët, dhe sinitët,
18 dhe arvaditët, dhe cemaritët, dhe hamatitët. Dhe pastaj familjet e kanaanitëve u shpërndanë.
19 Dhe kufiri i kanaanitëve ishte nga Sidoni, që merr për të shkuar drejt Gerarit, deri në Gazë, dhe që merr për të shkuar drejt Sodomës dhe Gomorrës, dhe Admahut, dhe Ceboimit, deri në Lasha.
20 Këta ishin bijtë e Kamit sipas familjeve të tyre, sipas gjuhëve të tyre, në tokat e tyre, në kombet e tyre.
21 Edhe Semit, ati i të gjithë bijve të Eberit dhe vëllai i madh i Jafetit, i lindën, gjithashtu, atij bij.
22 Bijtë e Semit ishin Ejlami dhe Ashuri, dhe Arpakshadi, dhe Ludi, dhe Arami.
23 Dhe bijtë e Aramit ishin Uci dhe Huli, dhe Geteri, dhe Mashi.
24 Dhe Arpakshadit i lindi Shelahu, dhe Shelahut i lindi Eberi.
25 Dhe Eberit i lindën dy bij: emri i njërit ishte Peleg, sepse në ditët e tij u nda toka, dhe emri i vëllait të tij ishte Joktan.
26 Dhe Joktanit i lindi Almodadi dhe Shelefi, dhe Hacarmaveti, dhe Jerahu,
27 dhe Hadorami, dhe Uzali, dhe Diklahu,
28 dhe Obali, dhe Abimaeli, dhe Shebai,
29 dhe Ofiri, dhe Havilahu, dhe Jobabi. Të gjithë këta ishin bijtë e Joktanit.
30 Dhe vendbanimi i tyre ishte nga Mesha, që merr për të shkuar drejt Sefarahut, një mal në lindje.
31 Këta ishin bijtë e Semit sipas familjeve të tyre, sipas gjuhëve të tyre, në tokat e tyre, sipas kombeve të tyre.
32 Këto ishin familjet e bijve të Noeut sipas breznive të tyre, në kombet e tyre; dhe prej këtyre u shpërndanë kombet mbi tokë mbas përmbytjes.
Të gjithë librat
