Letra drejtuar Romakëve 15
1 Tani, ne, të fuqishmit, e kemi për detyrë të mbajmë dobësitë e të pafuqishmëve dhe jo t'i pëlqejmë vetes sonë.
2 Njëmend, secili nga ne t'i pëlqejë të afërmit për të mirën e tij për ndërtim;
3 se edhe Krishti nuk i pëlqeu vetvetes, por ashtu siç është shkruar: "Sharjet e atyre që të shanin ty, ranë mbi mua".
4 Sepse gjithë sa u shkrua më përpara, u shkrua për mësimin tonë, me qëllim që, nëpërmjet qëndrueshmërisë dhe zemërdhënies së Shkrimeve, të kemi shpresë.
5 Tani, Perëndia i qëndrueshmërisë dhe i zemërdhënies ju dhëntë që të mendoni të njëjtën gjë me njëri-tjetrin sipas Krishtit Jezus,
6 me qëllim që me një mendje dhe me një gojë të lëvdoni Perëndinë dhe Atin e Zotit tonë Jezu Krisht.
7 Prandaj, pranojeni njëri-tjetrin ashtu si edhe Krishti na pranoi për lavdi të Perëndisë.
8 Tani, unë them që Jezu Krishti u bë shërbëtor i të rrethprerëve për llogari të së vërtetës së Perëndisë, për të vërtetuar premtimet e bëra etërve,
9 dhe që kombet ta lëvdojnë Perëndinë për mëshirën e tij, ashtu siç është shkruar: "Për këtë arsye do të të jap lavde ndër kombe, dhe Emrit tënd do t'i psalmoj".
10 Dhe përsëri thotë: "Galdoni, o kombe, me popullin e tij!".
11 Dhe përsëri: "Lavdëroni Zotin, o të gjitha kombet; dhe lavdërojeni atë të gjithë ju popujt!".
12 Dhe përsëri, Isaia thotë: "Do të vijë rrënja e Jeseut, madje ai që ngrihet për të sunduar kombet; në të do të shpresojnë kombet".
13 Tani, Perëndia i shpresës ju mbushtë me çdo gëzim dhe paqe në të besuarit tuaj, që ju të mbushulloni në shpresë me anë të fuqisë së Frymës së Shenjtë.
14 Tani, vëllezërit e mi, edhe unë vetë jam i bindur lidhur me ju se edhe ju vetë jeni plot mirësi, të mbushur me çdo njohuri dhe duke qenë në gjendje edhe për të këshilluar njëri-tjetrin.
15 Por ju shkrova më guximshëm, o vëllezër, në disa pjesë, si për t'jua rikujtuar, për shkak të hirit që m'u dha nga Perëndia
16 për të qenë unë shërbesëtar i Jezu Krishtit për kombet, duke shërbyer si prift ungjillin e Perëndisë, që blata ime e kombeve të bëhet e pranueshme, duke qenë e shenjtëruar prej Frymës së Shenjtë.
17 Prandaj kam arsye mburrjeje në Krishtin Jezus për ato gjëra që kanë të bëjnë me Perëndinë.
18 Se nuk do të guxoja të flisja për ndonjë nga ato që Krishti nuk i kreu nëpërmjet meje, për të sjellë në bindje kombet me fjalë dhe me vepër,
19 në fuqi shenjash dhe çudirash, në fuqi të Frymës së Perëndisë; kështu që unë, nga Jerusalemi dhe përreth deri në Iliri, kam përmbushur shpalljen e ungjillit të Krishtit.
20 Dhe kështu, duke pasur tani si ambicie për të ungjillëzuar jo aty ku është përmendur emri i Krishtit, që të mos ndërtoj mbi themel të tjetrit,
21 por ashtu siç është shkruar: "Ata të cilëve nuk iu kumtua rreth tij, do të shikojnë; dhe ata të cilët nuk kanë dëgjuar, do të kuptojnë".
22 Prandaj edhe pengohesha shumë herë për të ardhur te ju;
23 por tani, duke mos pasur më vend në këto vise dhe duke pasur mall prej shumë vitesh për të ardhur te ju,
24 kurdo që të shkoj në Spanjë, do të vij te ju; se shpresoj që, duke kaluar, t'ju shoh dhe ju të më përcillni me çka më nevojitet për atje, mbasi të kënaqem më parë me ju për ca kohë.
25 Por tani po shkoj në Jerusalem, që t'u shërbej shenjtorëve,
26 sepse Maqedonisë dhe Akaisë u pëlqeu të japin njëfarë ndihmese për të varfrit ndër shenjtorët që janë në Jerusalem.
27 Njëmend u pëlqeu, por edhe u detyrohen atyre, sepse nëse kombet morën pjesë në gjërat frymërore të tyre, detyrohen që t'u shërbejnë atyre edhe në gjërat mishërore.
28 Prandaj, kur ta kem përfunduar këtë dhe kur t'ua kem vulosur atyre këtë fryt, do të shkoj përmes jush në Spanjë.
29 Dhe e di se, duke ardhur te ju, do të vij në plotësinë e bekimit të ungjillit të Krishtit.
30 Tani, ju bëj thirrje, vëllezër, nëpërmjet Zotit tonë Jezu Krisht dhe nëpërmjet dashurisë së Frymës, për t'u përpjekur bashkë me mua në lutjet drejtuar Perëndisë për mua,
31 që të shpëtoj nga ata që nuk binden, të cilët janë në Judé, dhe që shërbimi im për Jerusalemin të dalë i pranueshëm për shenjtorët;
32 që të vij te ju me gëzim, nëpërmjet vullnetit të Perëndisë, dhe të përtërihem bashkë me ju.
33 Tani, Perëndia i paqes qoftë me të gjithë ju! Amen!
Të gjithë librat
