Letra drejtuar Romakëve 16
1 Tani, po ju lë porosi Feben, motrën tonë, që është shërbenjëse e kishës që është në Kenkrea,
2 që ta pranoni në Zotin në mënyrë të denjë për shenjtorët dhe t'i gjendeni në çfarëdo gjëje që të ketë nevojë nga ju; sepse edhe ajo ka qenë e gjindshme për shumë veta, edhe për mua vetë.
3 Përshëndetni Priskilën dhe Akuilin, bashkëpunëtorët e mi në Krishtin Jezus
4 (të cilët për jetën time vunë në rrezik kokën e vet dhe të cilët i falënderoj jo vetëm unë, por edhe të gjitha kishat e kombeve),
5 dhe kishën në shtëpinë e tyre. Përshëndetni Epenetin, të dashurin tim, i cili është fryti i parë i Akaisë për Krishtin.
6 Përshëndetni Marinë, e cila u mundua shumë për ne.
7 Përshëndetni Andronikun dhe Junian, bashkëkombësit e mi dhe të burgosurit bashkë me mua, të cilët janë të shquar ndër apostujt dhe të cilët kanë qenë në Krishtin para meje.
8 Përshëndetni Amplianin, të dashurin tim në Zotin.
9 Përshëndetni Urbanin, bashkëpunëtorin tonë në Krishtin, dhe Stakun, të dashurin tim.
10 Përshëndetni Apelin, të aprovuarin në Krishtin. Përshëndetni ata prej atyre të shtëpisë së Aristobulit.
11 Përshëndetni Herodionin, bashkëkombësin tim. Përshëndetni ata prej atyre të shtëpisë së Narcisit, që janë në Zotin.
12 Përshëndetni Trifenën dhe Trifosën, të cilat mundohen në Zotin. Përshëndetni Persidën e dashur, e cila u mundua shumë në Zotin.
13 Përshëndetni Rufin, të zgjedhurin në Zotin, dhe nënën e tij, që është edhe imja.
14 Përshëndetni Asinkritin, Flegontin, Hermasin, Patrobin, Hermesin dhe vëllezërit që janë bashkë me ta.
15 Përshëndetni Filologun dhe Julian, Nereun dhe motrën e tij, dhe Olimpin, dhe të gjithë shenjtorët që janë bashkë me ta.
16 Përshëndetni njëri-tjetrin me puthje të shenjtë. Ju përshëndesin kishat e Krishtit.
17 Tani, ju bëj thirrje, vëllezër, që të rrini syhapët ndaj atyre që shkaktojnë përçarjet dhe shkandujt kundër mësimit që ju mësuat, dhe rrini larg nga ata.
18 Sepse të tillë njerëz nuk i shërbejnë Zotit tonë Jezu Krisht, por barkut të vet; dhe nëpërmjet fjalëve të bukura e lëvdatave mashtrojnë zemrat e të patëkeqve.
19 Se bindja juaj arriti te të gjithë; prandaj unë gëzohem lidhur me ju dhe dua që ju të jeni të urtë për të mirën dhe të thjeshtë për të keqen.
20 Dhe Perëndia i paqes do ta dërrmojë së shpejti Satanin nën këmbët tuaja. Hiri i Zotit tonë Jezu Krisht qoftë me ju!
21 Ju përshëndesin Timoteu, bashkëpunëtori im, dhe Luci, dhe Jasoni, dhe Sosipatri, bashkëkombësit e mi.
22 Ju përshëndes në Zotin unë, Terci, shkruesi i letrës.
23 Ju përshëndet Gaji, mikpritësi im dhe i tërë kishës. Ju përshëndet Erasti, arkëtari i qytetit, dhe vëlla Kuarti.
24 Hiri i Zotit tonë Jezu Krisht qoftë me të gjithë ju! Amen!
Të gjithë librat
