Psalmet 98
1 Psalm. Këndojini Jahveh-ut një këngë të re, sepse ka bërë vepra të mrekullueshme! E djathta e tij i ka sjellë shpëtim dhe krahu i tij i shenjtë.
2 Jahveh-u ka bërë të njohur shpëtimin e tij; në sytë e kombeve ka zbuluar drejtësinë e tij.
3 Ka kujtuar besëmirësinë e tij dhe besnikërinë e tij ndaj shtëpisë së Izraelit. Tërë skajet e tokës e kanë parë shpëtimin e Perëndisë tonë.
4 Brohoritni për Jahveh-un ju, e gjithë toka! Shpërtheni dhe lëshoni britma hareje e psalmoni!
5 Luani muzikë për Jahveh-un në qeste, në qeste dhe me tingull melodie!
6 Me trumbeta dhe me tingullin e bririt brohoritni përpara Mbretit, Jahveh-ut!
7 Le të gjëmojë deti dhe mbushullia e tij, bota dhe ata që banojnë në të!
8 Lumenjtë le të duartrokasin, malet le të lëshojnë tok britma hareje
9 përpara Jahveh-ut, sepse ai vjen për të gjykuar tokën. Ai do të gjykojë botën me drejtësi dhe popujt me barazi.
Të gjithë librat
