Psalmet 97
1 Jahveh-u mbretëron, le të ngazëllohet toka, le të gëzohen ishujt e shumtë!
2 Një re dhe mjegull e dendur është përreth tij; drejtësia dhe e drejta, themeli i fronit të tij.
3 Një zjarr përpara tij shkon dhe i zhurit rreth e qark kundërshtarët e tij.
4 Vetëtimat e tij ndriçojnë botën; toka sheh dhe dridhet.
5 Malet shkrihen si dylli në praninë e Jahveh-ut, në praninë e Zotit të të gjithë tokës.
6 Qiejt tregojnë drejtësinë e tij dhe të gjithë popujt e shohin lavdinë e tij.
7 U turpërofshin të gjithë ata që i shërbejnë një shtatoreje, ata që lavdërohen me gjëra pa vlerë! Bini përmbys para tij, gjithë ju perënditë!
8 Sioni ka dëgjuar dhe është gëzuar, dhe bijat e Judës janë ngazëlluar për shkak të gjykimeve të tua, o Jahveh.
9 Se ti, o Jahveh, je Shumë i Larti mbi gjithë tokën, je shumë i lartuar mbi gjithë perënditë.
10 O ju që e doni Jahveh-un, urrejeni të keqen! Ai i mbron jetët e besëmirëve të tij; nga dora e të ligjve i liron ata.
11 Dritë mbillet për të drejtin dhe për të drejtët nga zemra, gëzim.
12 Gëzohuni, o të drejtë, në Jahveh-un dhe bëni përlëvdim në kujtimin e emrit të tij të shenjtë!
Të gjithë librat
