Psalmet 93
1 Jahveh-u mbretëron, madhështinë ka veshur. Jahveh-u ka veshur dhe është ngjeshur me forcë. Po, bota është e vendosur mirë, nuk do të tundet.
2 Froni yt është i vendosur qëkuri; nga përjetësia je ti.
3 Lumenjtë kanë ngritur, o Jahveh, lumenjtë kanë ngritur zërin e tyre; lumenjtë ngrenë rrapëllimën e tyre.
4 Më shumë sesa zërat e ujërave të shumta, sesa dallgët e madhërishme të detit është i madhërishëm Jahveh-u në lartësi.
5 Dëshmitë e tua janë krejt të besueshme. Shtëpisë sate i përshtatet shenjtëria, o Jahveh, për pafundësi ditësh.
Të gjithë librat
