Psalmet 87
1 I bijve të Korahut. Psalm. Këngë. Themeli i tij është në malet e shenjta.
2 Jahveh-u i do portat e Sionit më tepër sesa të gjitha vendbanimet e Jakobit.
3 Gjëra të nderuara po fliten për ty, o qyteti i Perëndisë! (selah)
4 Do t'u përmend Rahabin dhe Babiloninë atyre që më njohin. Ja, Filistia dhe Tiri bashkë me Etiopinë thonë: "Ky është lindur atje".
5 Dhe për Sionin do të thuhet: "Ky njeri dhe ai njeri janë lindur në të"; dhe vetë Shumë i Larti do ta bëjë të qëndrueshëm qytetin.
6 Jahveh-u do ta numërojë në regjistrimin e popujve: "Ky është lindur atje". (selah)
7 Dhe këngëtarët, si dhe valltarët, do të thonë: "Gjithë burimet e mia janë në ty".
Të gjithë librat
