Psalmet 82
1 Psalm i Asafit. Perëndia zë vend në kuvendin e Perëndisë; në mes të perëndive gjykon.
2 "Deri kur do të gjykoni me padrejtësi dhe do t'u mbani anën të ligjve? (selah)
3 Jepini të drejtën të vobektit dhe jetimit; të varfrin dhe skamnorin përligjeni!
4 Çlirojeni të vobektin dhe nevojtarin; nga dora e të ligjve lirojini!".
5 Nuk dinë dhe nuk kuptojnë, në errësirë shkojnë vërdallë; tunden të gjitha themelet e tokës.
6 Unë thashë: "Ju jeni perëndi dhe bijtë e Shumë të Lartit, të gjithë ju.
7 Megjithatë, si njerëzia do të vdisni dhe si çdonjëri nga princat do të bini".
8 Çohu, o Perëndi, gjykoje tokën, sepse ti vetë do t'i trashëgosh të gjitha kombet!
Të gjithë librat
