Psalmet 73
1 Psalm i Asafit. Patjetër, i mirë është Perëndia ndaj Izraelit, ndaj atyre që janë të dëlirë nga zemra.
2 Por mua përpak m'u morën këmbët, pothuajse më shkanë hapat.
3 Sepse qeshë ziliqar ndaj atyre që lavdërohen, ndërsa mirëqenien e të ligjve shihja.
4 Se nuk kanë sëmbime në vdekjen e tyre dhe i dhjamosur është plëndësi i tyre.
5 Telashet e njerëzve të tjerë nuk i kanë dhe nuk goditen bashkë me njerëzinë.
6 Prandaj madhështia është gjerdani i tyre, i mbulon ata si rrobë dhuna.
7 U kanë dalë jashtë sytë prej dhjamit, përfytyrimet e zemrës së tyre kanë vërshuar.
8 Qesëndisin dhe flasin me të keq për shtypje; flasin nga lart.
9 E kanë vendosur kundër qiejve gojën e tyre dhe gjuha e tyre përshkon tokën.
10 Prandaj populli i tij kthehet këtu dhe ujëra të bollshme thahen duke u pirë prej tyre.
11 Dhe thonë: "Si e di Perëndia? Dhe a ka njohuri te Shumë i Larti?".
12 Ja, këta janë të ligjtë! Dhe duke qenë përjetë të rehatuar, e rrisin pasurinë.
13 Sigurisht, më kot e kam pastruar zemrën time dhe i kam larë duart e mia në pafajësi,
14 dhe kam qenë i goditur gjithë ditën, dhe jam qortuar çdo mëngjes!
15 Sikur të kisha thënë: "Do të shprehem kështu!", ja, me brezin e bijve të tu do të kisha qenë i pabesë.
16 Dhe kur mendova se si ta di këtë gjë, ajo qe mundim në sytë e mi,
17 derisa hyra në shenjtëroren e Perëndisë dhe kuptova fundin e tyre.
18 Sigurisht, në vende të rrëshqitshme i vendos ata, i bën të bien në rrënime.
19 Si janë katandisur në shkretim për një çast! Kanë mbaruar, kanë marrë fund nga tmerret!
20 Si një ëndërr kur dikush zgjohet, kështu, o Zot, kur të ngrihesh, do të përbuzësh dukjen e tyre.
21 Kur më hidhërohej zemra dhe veshkat më thernin,
22 atëherë unë isha i trashë dhe nuk dija gjë, si një kafshë isha në lidhje me ty.
23 Megjithatë, unë jam vazhdimisht me ty; më ke kapur nga dora e djathtë.
24 Me këshillën tënde do të më udhëheqësh dhe pastaj në lavdi do të më marrësh.
25 Kë kam tjetër në qiej?! Dhe përveç teje nuk dëshiroj asnjë tjetër mbi tokë.
26 Mishi im dhe zemra ime janë mpakur, por shkëmbi i zemrës sime dhe pjesa ime është Perëndia, përjetë.
27 Sepse ja, ata që largohen nga ti, do të humbin; ti ke asgjësuar këdo që kurvëron duke u larguar prej teje.
28 Po për mua, afërsia e Perëndisë është e mira ime; e kam bërë Zotin Jahveh si strehën time, që të kallëzoj të gjitha veprat e tua.
Të gjithë librat
