Psalmet 70
1 Për dirigjuesin. I Davidit. Për të kujtuar. O Perëndi, që të më lirosh, o Jahveh, në ndihmën time nxito!
2 U turpërofshin dhe u koritshin ata që kërkojnë jetën time! U zmbrapsshin dhe u çnderofshin ata që kënaqen me të keqen time!
3 U kthefshin pas si pasojë e turpit të tyre ata që thonë: "Ah, ah!".
4 Galdofshin dhe u gëzofshin në ty të gjithë ata që të kërkojnë! Dhe thënçin vazhdimisht: "U madhëroftë Perëndia!" ata që e duan shpëtimin tënd!
5 Por unë jam i varfër dhe nevojtar; o Perëndi, nxito për tek unë! Ndihma ime dhe çliruesi im je ti; o Jahveh, mos vono!
Të gjithë librat
