Psalmet 67
1 Për dirigjuesin. Në vegla me korda. Psalm. Këngë. Perëndia na hirësoftë dhe na bekoftë, bëftë të shndritë fytyra e tij mbi ne, (selah)
2 që të njihet mbi tokë rruga jote, ndër të gjitha kombet shpëtimi yt.
3 Të përlëvdofshin popujt, o Perëndi, të përlëvdofshin popujt, të gjithë!
4 Le të gëzojnë dhe le të lëshojnë britma hareje popujt, sepse do t'i gjykosh popujt me barazi dhe popujt mbi tokë ti do t'i udhëheqësh. (selah)
5 Të përlëvdofshin popujt, o Perëndi, të përlëvdofshin popujt, të gjithë!
6 Toka ka dhënë prodhimin e saj; Perëndia, Perëndia ynë do të na bekojë.
7 Perëndia do të na bekojë dhe do ta kenë frikë atë mbarë skajet e tokës.
Të gjithë librat
