Psalmet 64
1 Për dirigjuesin. Psalm i Davidit. Dëgjoje, o Perëndi, zërin tim në ankimin tim! Prej tmerrisë së armikut ruaje jetën time!
2 Fshihmë prej këshillimit të fshehtë të keqbërësve, prej gurgulesë së atyre që kryejnë paudhësi,
3 të cilët kanë mprehur si shpatë gjuhën e tyre, kanë tendosur harkun për shigjetën e tyre – fjalë të hidhur –
4 që ta gjuajnë të ndershmin nga vendet e fshehta; befas e gjuajnë dhe nuk kanë frikë.
5 I japin forcë njëri-tjetrit në një çështje të keqe, tregojnë si të vënë kurthe fshehurazi, thonë: "Kush do t'i shohë ato?".
6 Trillojnë gjëra të padrejta dhe thonë: "Kemi përfunduar një trillim të përsosur!". Edhe brendësia e njeriut, edhe zemra e tij janë të thella.
7 Por Perëndia do t'i gjuajë ata; me një shigjetë befas do të plagosen.
8 Ata do të pengohen duke u kthyer kundër tyre gjuha e vet; do të tundin kokat të gjithë ata që i shohin ata.
9 Atëherë të gjithë njerëzit do të kenë frikë dhe do të tregojnë punën e Perëndisë, dhe veprës së tij do t'ia vënë mendjen.
10 Do të gëzohet i drejti në Jahveh-un dhe do të strehohet në të! Dhe do të lavdërohen të gjithë të drejtët nga zemra!
Të gjithë librat
