Psalmet 61
1 Për dirigjuesin. Mbi një vegël me kordë. I Davidit. Dëgjo, o Perëndi, britmën time! Dëgjo me vëmendje lutjen time!
2 Nga skaji i tokës drejt teje thërras kur më ligështohet zemra. Në një shkëmb që është më lart se unë, më udhëhiq.
3 Se ti ke qenë një strehë për mua, një kullë e fortë përballë armikut.
4 Lërmë të buj në çadrën tënde përjetë, lërmë të strehohem në mbulojën e flatrave të tua! (selah)
5 Se ti, o Perëndi, i ke dëgjuar kushtet e mia që kam lidhur, më ke dhënë pronësinë e atyre që kanë frikë emrin tënd.
6 Ditë të tjera do t'u shtosh ditëve të mbretit, vitet e tij do të jenë porsi breza me radhë.
7 Ndenjtë mbi fron përjetë përpara Perëndisë! Besëmirësi dhe besnikëri cakto që ta ruajnë!
8 Kështu, do të psalmoj për emrin tënd përgjithmonë, që t'i përmbush kushtet e mia ditë për ditë.
Të gjithë librat
