Psalmet 58
1 Për dirigjuesin. Mbi motivin "Mos shkatërro". I Davidit. Miktam. A vërtet me heshtje flisni çfarë është e drejtë dhe gjykoni me barazi, o bij të njeriut?
2 Përkundrazi! Në zemër kryeni gjëra të padrejta, mbi tokë peshoni dhunën e duarve tuaja.
3 Janë tëhuajtur që nga ani të ligjtë; janë shmangur nga udha që nga barku ata që flasin gënjeshtra.
4 Helmi i tyre është i ngjashëm me helmin e gjarprit; janë porsi kobra e shurdhër që e mbyll veshin e saj,
5 që të mos dëgjojë zërin e atyre që ndjellin, zërin e atij që bën magjepsje me mjeshtëri.
6 O Perëndi, thyeji dhëmbët e tyre në gojën e tyre! Nofullat e luanëve të rinj shembi, o Jahveh!
7 Rrjedhshin tutje porsi ujërat që shkojnë rrjedhës së tyre. Kur ai tendos harkun, qofshin shigjetat e tij si të prera shkurt.
8 Qofshin si kërmilli i shkrirë që shkon rrugës; si foshnja e dështuar e gruas, që diellin nuk e ka parë.
9 Përpara se kusitë tuaja të ndiejnë zjarrin e ferrave, si të njomat e si të ndezurat do t'i flakë me shakullinë.
10 I drejti do të gëzohet kur të ketë shikuar hakmarrjen; këmbët e tij do t'i lajë në gjakun e të ligut.
11 Dhe njerëzia do të thotë: "Patjetër që ka një fryt për të drejtin! Patjetër që ka Perëndi që gjykon mbi tokë!".
Të gjithë librat
