Psalmet 57
1 Për dirigjuesin. Mbi motivin "Mos shkatërro". I Davidit. Miktam. Kur ai iku nga prania e Saulit për t'u fshehur në shpellë. Hirësomë, o Perëndi, hirësomë, sepse në ty është strehuar shpirti im; dhe nën hijen e flatrave të tua strehohem derisa të kalojnë fatkeqësitë.
2 Do t'i thërras Perëndisë, Shumë të Lartit, Perëndisë që përmbush gjithçka për mua.
3 Ai do të dërgojë prej qiejve dhe do të më shpëtojë; ai poshtëron atë që më shkel. (selah) Perëndia do të dërgojë besëmirësinë e tij dhe besnikërinë e tij.
4 Shpirti im është në mes të luanëve; shtrihem në mes të atyre që marrin zjarr, bij të njeriut, dhëmbët e të cilëve janë shtizë dhe shigjeta, dhe gjuha e të cilëve është një shpatë e mprehtë.
5 Lartësohu mbi qiejt, o Perëndi! Mbi gjithë tokën qoftë lavdia jote!
6 Një rrjetë kanë përgatitur për hapat e mi; është vënë përposhtë shpirti im. Kanë gërmuar para meje një gropë, kanë rënë vetë brenda asaj. (selah)
7 Është e qëndrueshme zemra ime, o Perëndi, është e qëndrueshme zemra ime. Do të këndoj dhe do të psalmoj.
8 Zgjohu, o nderi im! Zgjohu, o lahutë dhe qeste! Unë do të zgjoj agimin.
9 Do të të përlëvdoj ndër popuj, o Zot, do të psalmoj për ty ndër kombe.
10 Se e madhe deri në qiej është besëmirësia jote dhe deri në re shkon besnikëria jote.
11 Lartësohu mbi qiej, o Perëndi! Mbi gjithë tokën qoftë lavdia jote!
Të gjithë librat
