Psalmet 56
1 Për dirigjuesin. Mbi melodinë "Pëllumbi i heshtur i vendeve të largëta". I Davidit. Miktam. Kur atë e kapën filistinët në Gat. Hirësomë, o Perëndi, sepse më ka shkelur një njeri, gjithë ditën një luftues më shtyp.
2 Ata që më përgjojnë, më kanë shkelur gjithë ditën, sepse të shumtë janë ata që luftojnë kundër meje me kryelartësi.
3 Ditën që do të kem frikë, unë te ti do të kem besim.
4 Në Perëndinë, fjalën e të cilit lavdëroj, në Perëndinë kam besim dhe nuk do të kem frikë. Çfarë do të më bëjë mishi?
5 Gjithë ditën i shtrembërojnë fjalët e mia, tërë mendimet e tyre janë kundër meje për të keq.
6 Sulmojnë, rrinë fshehur; ata ruajnë hapat e mi ashtu siç kanë shpresuar për të ma marrë shpirtin.
7 Për shkak të paudhësisë së tyre, t'i çlirosh ata?! Në zemërimin tënd, hidhi poshtë popujt, o Perëndi!
8 Ecejakjen time ti vetë e ke llogaritur; vëri lotët e mi në calikun tënd! A nuk janë shënuar në librin tënd?
9 Atëherë do të zmbrapsen armiqtë e mi në ditën që do të thërras. Këtë e di, se Perëndia është për mua.
10 Në Perëndinë, fjalën e të cilit lavdëroj, në Jahveh-un, fjalën e të cilit lavdëroj,
11 në Perëndinë kam besim dhe nuk do të kem frikë. Çfarë do të më bëjë njeriu?
12 Mbi mua, o Perëndi, janë kushtet e lidhura me ty; do të paguaj flijime përlëvdimi për ty,
13 sepse ke liruar shpirtin tim nga vdekja. A nuk i ke ruajtur këmbët e mia nga pengesa, që të eci në praninë e Perëndisë në dritën e të gjallëve?!
Të gjithë librat
