Psalmet 54
1 Për dirigjuesin. Në vegla me korda. Maskil i Davidit. Kur erdhën zifitët dhe i thanë Saulit: "A nuk po fshihet Davidi ndër ne?". O Perëndi, me emrin tënd shpëtomë dhe me fuqinë tënde jepmë të drejtë!
2 O Perëndi, dëgjoje lutjen time, vërua veshin thënieve të gojës sime!
3 Sepse të huaj janë çuar kundër meje dhe njerëz mizorë kanë kërkuar jetën time. Nuk e kanë vënë Perëndinë para tyre. (selah)
4 Ja, Perëndia është ai që më ndihmon; Zoti është ndër ata që e mbështesin shpirtin tim.
5 Do t'ua kthejë të keqen atyre që më përgjojnë! Në besnikërinë tënde asgjësoji!
6 Vullnetarisht do të të ofroj flijim, do ta përlëvdoj emrin tënd, o Jahveh, sepse është i mirë.
7 Se prej çdo ngushtice ai më liroi, dhe mbi armiqtë e mi ka shikuar ngadhënjyeshëm syri im.
Të gjithë librat
