Psalmet 52
1 Për dirigjuesin. Maskil i Davidit. Kur erdhi Doegu, edomiti, dhe i tregoi Saulit e i tha: "Davidi ka hyrë në shtëpinë e Ahimelekut". Pse lavdërohesh me të keqen, o trim? Besëmirësia e Perëndisë zgjat gjithë ditën.
2 Rrënime sajon gjuha jote, si një brisk i mprehur, o ushtrues mashtrimi.
3 Ti e do të keqen më shumë se të mirën, rrenën më shumë se të folurit çfarë është e drejtë. (selah)
4 Ti i pëlqen të gjitha fjalët gllabëruese, o gjuhë hileqare.
5 Perëndia, madje, do të të shembë përtokë përgjithnjë, do të të rrëmbejë dhe do të të shkulë prej çadrës, dhe do të të çrrënjosë prej tokës së të gjallëve. (selah)
6 Dhe të drejtët do ta shohin e do të kenë frikë, dhe do të qeshin me të, duke thënë:
7 "Ja burri që nuk e bënte Perëndinë si vendmbrojtje të tij dhe kishte besim në mbushullinë e pasurisë së tij; forcohej në rrënimet e tij!".
8 Por unë jam si një ulli i gjelbër në shtëpinë e Perëndisë. Kam besim në besëmirësinë e Perëndisë përjetë e mot.
9 Do të të përlëvdoj përjetë, sepse ti e ke bërë këtë, dhe do të shpresoj në emrin tënd, sepse është i mirë, përballë besëmirëve të tu.
Të gjithë librat
