Psalmet 5
1 Për dirigjuesin. Për fyej. Psalm i Davidit. Thënieve të mia vërua veshin, o Jahveh, vërja mendjen ofshamës sime.
2 Dëgjo me vëmendje zërin e thirrjes sime për ndihmë, o Mbreti im e Perëndia im, sepse drejt teje lutem.
3 O Jahveh, në mëngjes do ta dëgjosh zërin tim, në mëngjes do të përgatis lutjen për ty dhe do të vëzhgoj.
4 Sepse nuk je një Perëndi që kënaqet me ligësinë ti; nuk bun te ti i keqi.
5 Ata që lavdërohen, nuk do të qëndrojnë para syve të tu; ti i urren të gjithë ata që kryejnë paudhësi.
6 Ti i shkatërron ata që flasin gënjeshtra; njeriun gjakatar dhe hileqar Jahveh-u e ka neveri.
7 Por unë, falë mbushullisë së besëmirësisë sate, do të hyj në shtëpinë tënde, do të bie përmbys drejt tempullit tënd të shenjtë me frikën tënde.
8 O Jahveh, udhëhiqmë në drejtësinë tënde, për shkak të atyre që më përgjojnë; rrafshoje përpara meje rrugën tënde.
9 Se nuk ka në gojën e tij diçka të besueshme, brendia e tyre mbart rrënime. Varr i hapur është gryka e tyre, me gjuhën e tyre bëjnë lajkatime.
10 Mbaji për fajtorë, o Perëndi. Rënçin prej këshillave të tyre! Në mbushullinë e shkeljeve të tyre dëboji, sepse qenë të pabindur ndaj teje.
11 Por u gëzofshin gjithë ata që strehohen në ty, përjetë lëshofshin britma hareje! Dhe vër një mbulesë mbi ta, që të shenden në ty ata që e duan emrin tënd.
12 Se vetë ti e bekon të drejtin, o Jahveh; si shqyti, me hatër e rrethon.
Të gjithë librat
