Psalmet 47
1 Për dirigjuesin. I bijve të Korahut. Psalm. Të gjithë ju popujt, duartrokisni! Brohoritni për Perëndinë me zë britme gëzimi!
2 Sepse Jahveh-u, Shumë i Larti, është i frikshëm, mbret i madh mbi gjithë tokën.
3 Ai vuri popuj poshtë nesh dhe popullsi poshtë këmbëve tona.
4 Ai zgjodhi për ne trashëgiminë tonë, madhështinë e Jakobit, të cilin e deshi. (selah)
5 Perëndia është ngritur lart me buçitje; Jahveh-u me tingullin e bririt.
6 Psalmoni për Perëndinë, psalmoni! Psalmoni për Mbretin tonë, psalmoni!
7 Sepse mbreti i gjithë tokës është Perëndia. Psalmoni një maskil!
8 Perëndia mbretëron mbi kombet; Perëndia rri ulur mbi fronin e tij të shenjtë.
9 Fisnikët e popujve janë mbledhur me popullin e Perëndisë të Abrahamit, sepse të Perëndisë janë mburojat e tokës. Ai është shumë i lartuar!
Të gjithë librat
