Psalmet 43
1 Më jep të drejtë, o Perëndi, dhe mbroje çështjen time ndaj një kombi jobesëmirë! Prej njeriut hileqar dhe të padrejtë çliromë!
2 Se ti je Perëndia i vendmbrojtjes sime; përse më ke hedhur poshtë? Përse shkoj e vij duke mbajtur zi për shkak të shtypjes nga armiku?
3 Dërgo dritën tënde dhe të vërtetën tënde; ato le të më udhëheqin dhe le të më sjellin te mali yt i shenjtë, dhe te vendbanimi yt.
4 Atëherë do të shkoj tek altari i Perëndisë, te Perëndia i gëzimit të ngazëllimit tim; dhe do të të përlëvdoj me qeste, o Perëndi, Perëndia im.
5 Pse dëshpërohesh, o shpirti im, dhe pse rënkon brenda meje? Shpreso te Perëndia, sepse prapë do ta përlëvdoj atë. Ai bën vepra shpëtuese për mua, dhe është Perëndia im.
Të gjithë librat
