Psalmet 41
1 Për dirigjuesin. Psalm i Davidit. Lum ai që tregon vëmendje ndaj të vobektit; në ditë të keqe Jahveh-u do ta çlirojë.
2 Jahveh-u do ta mbrojë dhe do ta mbajë gjallë; do të jetë i lum mbi tokë. Dhe ti mos e jep në dëshirën e armiqve të tij!
3 Jahveh-u do ta përkrahë mbi dyshekun e lëngimit të tij. Ti e përtërin plotësisht në sëmundjen e tij.
4 Unë kam thënë: "O Jahveh, hirësomë! Shëroje shpirtin tim, sepse kam mëkatuar ndaj teje".
5 Armiqtë e mi thonë atë që është e keqe për mua: "Kur do të vdesë dhe do t'i humbë emri?".
6 E nëse ndonjë ka ardhur për të më parë, flet kotësi; zemra e tij mbledh paudhësi për veten, del përjashta dhe flet.
7 Bashkërisht çuçuritin kundër meje të gjithë ata që më urrejnë; kundër meje sajojnë të keqen time.
8 Thonë: "Një gjë e keqe ka rënë mbi të; tani që dergjet, nuk do të çohet më".
9 Madje njeriu im i besuar, në të cilin kisha besim, që ka ngrënë bukën time, ka ngritur kundër meje thembrën.
10 Por ti, o Jahveh, hirësomë dhe më bëj të çohem, që t'ua shpaguaj atyre!
11 Në këtë e di që je i kënaqur me mua: se nuk do të brohorasë triumfues armiku im mbi mua.
12 E sa për mua, në ndershmërinë time më ke mbështetur dhe më ke vënë të qëndroj përpara teje përjetë.
13 Bekuar qoftë Jahveh-u, Perëndia i Izraelit, nga përjetësia në përjetësi! "Amen!" dhe "Amen!".
Të gjithë librat
