Psalmet 4
1 Për dirigjuesin. Në vegla me korda. Psalm i Davidit. Kur thërras, përgjigjmu, o Perëndia i drejtësisë sime! Në ngushticë më dhe zgjerim; hirësomë dhe dëgjoje lutjen time!
2 O bij të njeriut, deri kur lavdia ime do të bëhet për çnderim? Deri kur do ta doni kotësinë dhe do ta kërkoni gënjeshtrën? (selah)
3 Por dijeni që Jahveh-u ka veçuar besëmirin për vete. Jahveh-u dëgjon kur thërras drejt tij.
4 Dridhuni dhe mos mëkatoni! Flisni në zemrën tuaj, në shtratin tuaj, dhe heshtni! (selah)
5 Flijoni flijime drejtësie dhe kini besim te Jahveh-u!
6 Shumë thonë: "Kush do të na e shfaqë një të mirë?". Ngrije mbi ne dritën e fytyrës sate, o Jahveh!
7 Ke vënë gëzim në zemrën time më shumë sesa kur gruri dhe vera e tyre e re janë shumuar.
8 Në paqe edhe do të shtrihem, edhe do të fle, sepse vetëm ti, o Jahveh, më bën të banoj në siguri.
Të gjithë librat
