Psalmet 36
1 Për dirigjuesin. I shërbëtorit të Jahveh-ut; i Davidit. Shkelja shpall për të ligun në thelbin e zemrës sime: "Nuk ka tmerrim ndaj Perëndisë para syve të tij".
2 Sepse ajo i bën lajkatime atij në sytë e vet, që ai të mos mund ta gjejë paudhësinë e vet për ta urryer.
3 Fjalët e gojës së tij janë paudhësi dhe hile; ka ndaluar së qeni i zgjuar për të bërë mirë.
4 Paudhësi në shtratin e tij sajon, e vë veten në një rrugë jo të mirë, të keqen nuk e hedh tej.
5 O Jahveh, në qiej është besëmirësia jote; besnikëria jote deri te retë.
6 Drejtësia jote është si malet e tejlarta, gjykimi yt është thellësi e madhe; ti shpëton njeriun dhe kafshën, o Jahveh.
7 Sa e çmuar besëmirësia jote, o Perëndi! Dhe bijtë e njeriut strehohen nën hijen e flatrave të tua.
8 Pinë sa ngihen prej begatisë së shtëpisë sate dhe nga përroi i ëndjeve të tua do t'u japësh të pinë.
9 Sepse te ti është burimi i jetës; në dritën tënde shohim dritën.
10 Zgjate besëmirësinë tënde ndaj atyre që të njohin dhe drejtësinë tënde ndaj të drejtëve nga zemra!
11 Mos ardhtë mbi mua këmba e fodullëkut dhe dora e të ligjve mos më bëftë të endem rrugëve!
12 Atje kanë rënë ata që kryejnë paudhësi; janë hedhur poshtë dhe nuk mund të çohen.
Të gjithë librat
