Psalmet 23
1 Psalm i Davidit. Jahveh-u është bariu im, asgjë nuk më mungon.
2 Në kullota të gjelbra më bën të shtrihem, drejt ujërave të qeta më prin.
3 Shpirtin tim ma këndell. Më udhëheq ndër shtigje të drejtësisë, për hir të emrit të tij.
4 Edhe sikur të ecja në luginë të hijes së vdekjes, nuk do të kisha frikë nga asgjë e keqe, se ti je me mua. Kërraba jote dhe shkopi yt janë vetë ata që më ngushëllojnë.
5 Ti shtron tryezën para meje përballë kundërshtarëve të mi; me vaj vajose kokën time, kupa ime është përplot.
6 Po, e mirë dhe besëmirësi do të më ndjekin të gjitha ditët e jetës sime, dhe do të banoj në shtëpinë e Jahveh-ut për ditë të gjata.
Të gjithë librat
