Psalmet 20
1 Për dirigjuesin. Psalm i Davidit. T'u përgjigjtë Jahveh-u në ditë ngushtice! Të vendostë lart në siguri emri i Perëndisë të Jakobit!
2 Dërgoftë ndihmën tënde nga shenjtërorja dhe nga Sioni të përkrahtë!
3 Kujtoftë të gjitha blatimet e tua dhe flinë tënde të shkrumbimit e çmoftë me vlerë! (selah)
4 Të dhëntë sipas dëshirës së zemrës sate, dhe çdo këshillë tënden e plotësoftë!
5 Le të lëshojmë britma hareje në shpëtimin tënd, dhe në emrin e Perëndisë tonë le të ngremë flamurin. Jahveh-u i plotësoftë gjithë kërkesat e tua!
6 Tani e di se Jahveh-u e shpëton të vajosurin e tij; do t'i përgjigjet prej qiejve të tij të shenjtë me vepra të fuqishme shpëtuese të së djathtës së tij.
7 Disa kanë në gojë koçi e disa kuaj, por ne vetë do të kemi në gojë emrin e Jahveh-ut, Perëndisë tonë.
8 Ata u përkulën dhe ranë, por ne u çuam dhe do të mëkëmbemi.
9 O Jahveh, sill shpëtim! Mbreti na u përgjigjtë në ditën kur do të thërrasim.
Të gjithë librat
