Psalmet 16
1 Miktam i Davidit. Mbromë, o Perëndi, sepse jam strehuar në ty!
2 O shpirti im, i ke thënë Jahveh-ut: "Ti je Zoti im, nuk kam të mirë përveç teje!".
3 Sa për shenjtorët që janë në tokë, ata janë edhe të madhërishmit në të cilët është gjithë kënaqësia ime.
4 Do të shumohen dhembjet e atyre që japin mitë për një perëndi tjetër. Unë nuk do të derdh oferta pijesh të tyre prej gjaku dhe nuk do t'i mbaj emrat e tyre në buzët e mia.
5 Jahveh-u është hisja e pjesës sime dhe kupa ime; vetë ti e mban fort shortin tim.
6 Sinorët më kanë rënë në vende të këndshme; po, një trashëgimi e bukur për mua.
7 Do ta bekoj Jahveh-un që më ka këshilluar; po, netëve ndërgjegjja ime më korrigjon.
8 E kam vënë Jahveh-un para meje vazhdimisht; ngaqë është në të djathtën time, unë nuk do të tundem.
9 Prandaj është gëzuar zemra ime dhe ngazëllon nderi im; edhe mishi im do të banojë në siguri.
10 Sepse nuk do ta braktisësh shpirtin tim në Sheol; nuk do ta japësh besëmirin tënd që të shohë gropën.
11 Do të më bësh të njohur udhën e jetës; mbushulli gëzimesh ka në praninë tënde, ëndje në të djathtën tënde, gjithnjë.
Të gjithë librat
