Psalmet 150
1 Lavdëroni Jah-un! Lavdëroni Perëndinë në shenjtëroren e tij! Lavdërojeni në kupën qiellore të forcës së tij!
2 Lavdërojeni për veprat e tij të fuqishme! Lavdërojeni sipas mbushullisë së madhështisë së tij!
3 Lavdërojeni me tingullin e bririt! Lavdërojeni me lahutë dhe qeste!
4 Lavdërojeni me dajre dhe valle! Lavdërojeni me vegla me korda dhe me fyell!
5 Lavdërojeni me cimbale të zhurmshme! Lavdërojeni me cimbale buçitëse!
6 Çdo gjë që merr frymë të lavdërojë Jah-un! Lavdëroni Jah-un!
Të gjithë librat
