Psalmet 15
1 Psalm i Davidit. O Jahveh, kush do të bujë në çadrën tënde? Kush do të banojë në malin tënd të shenjtë?
2 Ai që ecën me ndershmëri dhe që vepron me drejtësi, dhe që flet të vërtetën që ka në zemrën e tij.
3 Nuk shpif me gjuhën e tij, nuk i bën të keqe shokut të tij dhe nuk hedh fjalë poshtëruese ndaj të afërmit të tij.
4 Në sytë e tij përbuzet njeriu i ulët, porse ata që kanë frikë Jahveh-un, i nderon. Është betuar në dëm të vet dhe nuk ndryshon.
5 Paranë e tij nuk e jep me kamatë dhe mitë kundër të pafajshmit nuk merr. Ai që i bën këto, nuk do të tundet kurrë.
Të gjithë librat
