Psalmet 149
1 Lavdëroni Jah-un! Këndojini Jahveh-ut një këngë të re, lëvdimin e tij në bashkësinë e besëmirëve!
2 Le të gëzohet Izraeli në atë që e bëri; bijtë e Sionit le të ngazëllojnë në Mbretin e tyre.
3 Le ta lavdërojnë emrin e tij me valle, me dajre dhe qeste le të luajnë muzikë për të.
4 Sepse Jahveh-u gjen kënaqësi në popullin e tij; ai i zbukuron të përvuajturit me shpëtim.
5 Le të gazmojnë besëmirët në lavdi, le të lëshojnë britma hareje mbi shtretërit e tyre.
6 Përlartësimet e Perëndisë qofshin në grykën e tyre dhe një shpatë dytehëshe në dorën e tyre,
7 për të bërë hakmarrje ndër kombet, për të dhënë ndëshkime ndaj popujve,
8 për të lidhur mbretërit e tyre me vargonj dhe të nderuarit e tyre me pranga hekuri,
9 për të bërë ndër ta gjykimin që është shkruar. Ky është nder për të gjithë besëmirët e tij. Lavdëroni Jah-un!
Të gjithë librat
