Psalmet 144
1 I Davidit. Bekuar qoftë Jahveh-u, shkëmbi im, ai që i mëson duart e mia për betejë, gishtërinjtë e mi për luftë.
2 Besëmirësia ime dhe kështjella ime, fortesa ime dhe çliruesi im, mburoja ime dhe ai në të cilin jam strehuar, ai që e nënshtron poshtë meje popullin tim.
3 O Jahveh, çfarë është njeriu që ti ta marrësh parasysh, biri i njeriut, që ti ta llogaritësh?
4 Njeriu i përngjet avullit; ditët e tij janë si hije që kalon.
5 O Jahveh, përkuli qiejt e tu dhe zbrit! Preki malet, që të nxjerrin tym!
6 Bëj të vetëtijnë vetëtima dhe shpërndaji ata! Lësho shigjetat e tua dhe ngatërroji ata!
7 Shtriji duart e tua nga lartësia, liromë dhe më rrëmbe prej ujërash të shumta, prej dorës së bijve të të huajit,
8 goja e të cilëve flet kotësi dhe e djathta e tyre është e djathtë gënjeshtre.
9 O Perëndi, një këngë të re do të këndoj për ty, në lahutë dhjetëshe do të luaj muzikë për ty.
10 Ai që u jep shpëtim mbretërve, ai që liron Davidin, shërbëtorin e tij, prej shpatës së ligë.
11 Liromë dhe më rrëmbe prej dorës së bijve të të huajit, goja e të cilëve flet kotësi dhe e djathta e tyre është e djathtë gënjeshtre,
12 që bijtë tanë, në rininë e tyre, të jenë si bimë të rritura; bijat tona, si shtylla qosheje të skalitura për modelin e një pallati;
13 që hambarët tanë të jenë të mbushur, duke ofruar lloj-lloj ushqimi; dhentë tona duke u shtuar mijëra e dhjetëra mijëra në kullotat tona;
14 gjedhët tanë duke mbajtur barrë; pa pasur çarje rrethimi dhe pa pasur dalje përjashta; dhe pa pasur kujë në sheshet tona.
15 Lum ai popull të cilit i ndodh kështu! Lum ai popull Perëndia i të cilit është Jahveh-u!
Të gjithë librat
