Psalmet 141
1 Psalm i Davidit. O Jahveh, unë të thërras ty, nxito për tek unë! Vërja veshin zërit tim kur të thërras ty!
2 U vendostë lutja ime si tym erëmirë përpara teje, ngritja e duarve të mia si një blatim mbrëmjeje.
3 Vëri një rojë gojës sime, o Jahveh, bëj rojë te dera e buzëve të mia.
4 Mos e prier zemrën time ndaj diçkaje të keqe, për të bërë veprime nga ligësia me njerëz që kryejnë paudhësi, dhe të mos ha nga ushqimet e tyre të shijshme.
5 Le të më qëllojë i drejti, do të jetë shprehje besëmirësie; dhe le të më qortojë, do të jetë si vaj për kokën. Mos e hedhtë poshtë koka ime, sepse ende do të jetë edhe lutja ime kundër të këqijave të tyre.
6 Janë hedhur në buzë të shkrepit gjykatësit e tyre; dhe ata do t'i dëgjojnë thëniet e mia, sepse janë të këndshme.
7 Ashtu si kur dikush lëron dhe çan tokën, kështu janë shpërndarë kockat tona në gojë të Sheolit.
8 Se drejt teje, o Jahveh, o Zot, janë sytë e mi; në ty jam strehuar, mos e lër zbuluar shpirtin tim!
9 Mbromë prej kapëseve të çarkut që ata kanë ngrehur për mua dhe prej kurtheve të atyre që kryejnë paudhësi.
10 Rënçin të ligjtë në rrjetat e tyre, ndërsa unë, ndërkohë, kaloj tutje.
Të gjithë librat
