Psalmet 14
1 Për dirigjuesin. I Davidit. Ka thënë budallai në zemrën e tij: "Nuk ka Perëndi!". Ata janë shthurur, kanë bërë veprime të neveritshme; nuk ka asnjë që bën të mirën.
2 Jahveh-u, prej qiejve shikon poshtë mbi bijtë e njeriut, për të parë a ka ndonjë që është i zgjuar, ndonjë që kërkon Perëndinë.
3 Që të gjithë janë shmangur nga rruga, bashkërisht janë çoroditur; nuk ka asnjë që bën të mirën, nuk ka as edhe një.
4 A nuk kanë dijeni të gjithë ata që kryejnë paudhësi, që e hanë popullin tim siç hanë bukë dhe Jahveh-un nuk e thërrasin?!
5 Atje janë tmerruar jashtë mase, se Perëndia është me brezin e drejtë.
6 Këshillën e të varfrit ju do ta njollosni, ndonëse Jahveh-u është streha e tij.
7 Kush do ta sjellë prej Sionit shpëtimin e Izraelit?! Kur t'i kthejë Jahveh-u robërit e popullit të tij, le të ngazëllojë Jakobi, le të gëzohet Izraeli!
Të gjithë librat
