Psalmet 136
1 Përlëvdoni Jahveh-un, sepse është i mirë; se përjetë zgjat besëmirësia e tij.
2 Përlëvdoni Perëndinë e perëndive, se përjetë zgjat besëmirësia e tij.
3 Përlëvdoni Zotin e zotave, se përjetë zgjat besëmirësia e tij.
4 Atë që i vetmi bën vepra të mrekullueshme të mëdha, se përjetë zgjat besëmirësia e tij.
5 Atë që bëri qiejt me mençuri, se përjetë zgjat besëmirësia e tij.
6 Atë që e ngjeshi tokën mbi ujërat, se përjetë zgjat besëmirësia e tij.
7 Atë që bëri dritat e mëdha, se përjetë zgjat besëmirësia e tij.
8 Diellin, për sundim gjatë ditës, se përjetë zgjat besëmirësia e tij.
9 Hënën dhe yjet, për sundim gjatë natës, se përjetë zgjat besëmirësia e tij.
10 Atë që goditi egjiptasit në të parëlindurit e tyre, se përjetë zgjat besëmirësia e tij.
11 Dhe nxori Izraelin nga mesi i tyre, se përjetë zgjat besëmirësia e tij.
12 Me dorë të fortë dhe me krah të shtrirë, se përjetë zgjat besëmirësia e tij.
13 Atë që e ndau Detin e Kuq në dy pjesë, se përjetë zgjat besëmirësia e tij.
14 Dhe bëri të kalojë Izraeli në mes të tij, se përjetë zgjat besëmirësia e tij.
15 Dhe plandosi Faraonin dhe ushtrinë e tij në Detin e Kuq, se përjetë zgjat besëmirësia e tij.
16 Atë që i priu popullit të tij në shkretëtirë, se përjetë zgjat besëmirësia e tij.
17 Atë që goditi mbretër të mëdhenj, se përjetë zgjat besëmirësia e tij.
18 Dhe vrau mbretër të madhërishëm, se përjetë zgjat besëmirësia e tij.
19 Sihonin, mbretin e amoritëve, se përjetë zgjat besëmirësia e tij.
20 Dhe Ogun, mbretin e Bashanit, se përjetë zgjat besëmirësia e tij.
21 Dhe e dha tokën e tyre si trashëgimi, se përjetë zgjat besëmirësia e tij.
22 Si trashëgimi Izraelit, shërbëtorit të tij, se përjetë zgjat besëmirësia e tij.
23 Ai i cili, në gjendjen tonë të ulët, u kujtua për ne, se përjetë zgjat besëmirësia e tij.
24 Dhe na rrëmbeu prej kundërshtarëve tanë, se përjetë zgjat besëmirësia e tij.
25 Ai që i jep bukë çdo mishi, se përjetë zgjat besëmirësia e tij.
26 Përlëvdoni Perëndinë e qiejve, se përjetë zgjat besëmirësia e tij.
Të gjithë librat
