Psalmet 131
1 Këngë e ngjitjeve. I Davidit. O Jahveh, nuk lartësohet zemra ime dhe nuk përpjeten sytë e mi; e unë nuk përfshihem në gjëra të mëdha dhe në gjëra tepër të mrekullueshme për mua.
2 Përkundrazi, e kam shtruar dhe qetësuar shpirtin tim si një foshnjë e zvjerdhur mbi të ëmën; si foshnja e zvjerdhur është në mua shpirti im.
3 Shpreso, o Izrael, te Jahveh-u, që tani e në përjetësi!
Të gjithë librat
