Psalmet 130
1 Këngë e ngjitjeve. Prej thellësish të thirra, o Jahveh.
2 O Zot, dëgjoje zërin tim! Qofshin veshët e tu të vëmendshëm ndaj zërit të përgjërimeve të mia!
3 Nëse do të këqyrësh paudhësitë, o Jah, o Zot, kush mund të qëndrojë?
4 Porse pranë teje ka falje, me qëllim që të jesh për t'u pasur frikë.
5 Unë pres Jahveh-un, e pret shpirti im; dhe te fjala e tij shpresoj.
6 Shpirti im pret Zotin më tepër sesa rojat mëngjesin; po, sesa rojat mëngjesin.
7 Shpreso, o Izrael, te Jahveh-u, sepse me Jahveh-un është besëmirësia dhe me të ka shpengim të madh.
8 Dhe ai vetë do ta shpengojë Izraelin prej të gjitha paudhësive të tij.
Të gjithë librat
