Psalmet 13
1 Për dirigjuesin. Psalm i Davidit. Deri kur, o Jahveh, do të më harrosh? Gjithnjë? Deri kur do ta fshehësh fytyrën tënde prej meje?
2 Deri kur do të marr këshilla në shpirtin tim dhe do të kem pikëllim në zemrën time gjatë ditës? Deri kur do të lartësohet mbi mua armiku im?
3 Këqyr, përgjigjmu, o Jahveh, Perëndia im! Ndriçoji sytë e mi, që të mos fle gjumin e vdekjes,
4 që të mos thotë armiku im: "E munda!", që kundërshtarët e mi të mos ngazëllojnë, ngaqë po lëkundem.
5 Por unë vetë kam besim në besëmirësinë tënde; ngazëlloftë zemra ime në shpëtimin tënd!
6 Do t'i këndoj Jahveh-ut, sepse është treguar i mirë me mua.
Të gjithë librat
