Psalmet 129
1 Këngë e ngjitjeve. "Shumë herë më kanë shemëruar që prej rinisë sime", le të thotë tani Izraeli,
2 "Shumë herë më kanë shemëruar që prej rinisë sime, megjithatë nuk ia kanë dalë kundër meje.
3 Mbi kurrizin tim kanë lëvruar lavërtarët, i kanë bërë të gjata brazdat".
4 Jahveh-u është i drejtë; i këputi litarët e të ligjve.
5 U turpërofshin dhe u zmbrapsshin të gjithë ata që urrejnë Sionin!
6 Qofshin si bari i çative, që thahet para se të shkulet,
7 me të cilin nuk e mbush dorën e tij ai që korr dhe as pëqirin e tij ai që lidh duajt!
8 Dhe ata që kalojnë pranë nuk do të thonë: "Bekimi i Jahveh-ut qoftë mbi ju! Ju bekojmë në emrin e Jahveh-ut!".
Të gjithë librat
