Psalmet 128
1 Këngë e ngjitjeve. Lum kushdo që ka frikë Jahveh-un; ai që ecën në rrugët e tij.
2 Kur të hash mundin e duarve të tua, do të jesh i lum dhe do të jetë mirë për ty.
3 Gruaja jote do të jetë si hardhi frytdhënëse në brendësinë e shtëpisë sate; bijtë e tu si lastarë ullinjsh përreth tryezës sate.
4 Ja, se kështu do të bekohet burri që ka frikë Jahveh-un.
5 Të bekoftë Jahveh-u nga Sioni, që të shohësh të mirën e Jerusalemit të gjitha ditët e jetës sate,
6 dhe që të shohësh bijtë e bijve të tu! Paqe qoftë mbi Izraelin!
Të gjithë librat
