Psalmet 127
1 Këngë e ngjitjeve. I Solomonit. Nëse Jahveh-u nuk e ndërton shtëpinë, më kot punojnë ata që e ndërtojnë. Nëse Jahveh-u nuk e mbron qytetin, më kot rri zgjuar ai që e ruan.
2 Kotësi është për ju që ngriheni për t'u çuar herët, që shkoni për t'u ulur vonë, që hani bukën e mundimeve; njëmend, ai i jep gjumë atij që ai e do.
3 Ja, trashëgimì prej Jahveh-ut janë bijtë; shpërblim është fryti i barkut.
4 Si shigjetat në dorën e një trimi, kështu janë bijtë e rinisë.
5 Lum ai burrë i cili e ka mbushur kukurën e tij me to! Ata nuk do të turpërohen kur të flasin me armiqtë e tyre te porta.
Të gjithë librat
