Psalmet 125
1 Këngë e ngjitjeve. Ata që kanë besim në Jahveh-un, janë si mali i Sionit, që nuk tundet, por qëndron përjetë.
2 Jerusalemi ka male përreth tij dhe Jahveh-u është përreth popullit të tij, që tani e në përjetësi.
3 Se skeptri i ligësisë nuk do të qëndrojë mbi hisen e të drejtëve, me qëllim që të drejtët të mos i shtrijnë duart në padrejtësi.
4 Bëju mirë, o Jahveh, të mirëve dhe atyre që janë të drejtë në zemrat e tyre!
5 Por ata që dredhojnë mbas rrugëve të tyre të shtrembra, Jahveh-u do t'i degdisë bashkë me ata që kryejnë paudhësi. Paqe qoftë mbi Izraelin!
Të gjithë librat
