Psalmet 124
1 Këngë e ngjitjeve. I Davidit. "Sikur të mos kishte qenë Jahveh-u, që ishte në anën tonë", le të thotë tani Izraeli,
2 "Sikur të mos kishte qenë Jahveh-u, që ishte në anën tonë, kur njerëz u çuan kundër nesh,
3 atëherë do të na kishin gëlltitur të gjallë, kur u ndez zemërimi i tyre ndaj nesh.
4 Atëherë ujërat do të kishin vërshuar mbi ne, rrjedha do të kishte kaluar mbi fytin tonë.
5 Atëherë do të kishin kaluar mbi fytin tonë ujërat e tërbuara".
6 Bekuar qoftë Jahveh-u, që nuk na dha si pre për dhëmbët e tyre!
7 Shpirti ynë iku si një zog nga çarku i gjuetarëve; çarku u thye dhe ne ikëm.
8 Ndihma jonë është në emrin e Jahveh-ut, atij që bëri qiej dhe tokë.
Të gjithë librat
