Psalmet 123
1 Këngë e ngjitjeve. Drejt teje i ngre sytë, o ti që rri në qiej!
2 Ja, sikurse sytë e skllevërve shohin drejt dorës së zotërinjve të tyre, sikurse sytë e shërbëtores shohin drejt dorës së zonjës së saj, kështu sytë tanë shohin drejt Jahveh-ut, Perëndisë tonë, derisa të na hirësojë.
3 Hirësona, o Jahveh! Hirësona, sepse jemi ngopur tepër me përçmim.
4 Është ngopur tepër në vetvete shpirti ynë me përqeshjen e të rehatuarve, me përçmimin e mendjemëdhenjve.
Të gjithë librat
