Psalmet 122
1 Këngë e ngjitjeve. I Davidit. U gëzova kur më thanë: "Le të shkojmë në Shtëpinë e Jahveh-ut!".
2 Këmbët tona janë duke qëndruar në portat e tua, o Jerusalem!
3 Jerusalemi, ai që është ndërtuar si qytet i bashkuar tok ndër vete,
4 atje ku ngjiten fise, fiset e Jah-ut — dëshmi kjo për Izraelin — që ta përlëvdojnë emrin e Jahveh-ut.
5 Se atje rrinë frone për gjykim, fronet e shtëpisë së Davidit.
6 Lutuni për paqen e Jerusalemit: "Qofshin rehat ata që të duan!
7 Pastë paqe brenda ledhit tënd dhe rehati në sarajet e tua!".
8 Për hatër të vëllezërve të mi dhe të shokëve të mi, do të them tani: "Pastë paqe brenda teje!".
9 Për hatër të shtëpisë së Jahveh-ut, Perëndisë tonë, do të kërkoj të mirën tënde.
Të gjithë librat
