Psalmet 120
1 Këngë e ngjitjeve. Drejt Jahveh-ut thirra në ngushticën time, dhe ai m'u përgjigj.
2 O Jahveh, liroje shpirtin tim prej buzëve rrenacake, prej gjuhës mashtruese!
3 Çfarë do të të japë Jahveh-u dhe çfarë do të të shtojë, o gjuhë mashtruese?
4 Shigjeta trimi të mprehura me thëngjij gjineshtrash.
5 Mjerë unë që jetoj si ardhës në Meshek dhe banoj mes çadrave të Kedarit!
6 Shumë gjatë ka banuar shpirti im me ata që urrejnë paqen.
7 Unë jam për paqe, por kur flas, ata janë për luftë.
Të gjithë librat
